Gjendet një vajzë e vdekur në Shkodër, ka shenja dhune

31 May 2022, 17:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjendet një vajzë e vdekur në Shkodër, ka shenja dhune
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të marte në Shkodrë. Mësohet se është gjetur një vajzë pa shenja jete në një zonë të pyllëzuar pranë Bypass-it të qytetit.

Identiteti i vajzës nuk bëhet i ditur, por mësohet se ajo ka shenja dhune në kokë dhe trup. Trupi i pajetë është gjetur nga banorët e zonës të cilët kanë njoftuar më pas Policinë.

Vajza dyshohet se i përket komunitetit rom. Policia po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e ngjarjes.


Video