Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, teksa pamjet e takimit i ka publikuar përmes një video në rrjetet sociale.
Ky takim vjen një ditë para se Shqipëria të marrë presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për periudhën 1 qershor - 30 qershor 2022.
Rama shprehet se gjatë takimit me Guterres kanë diskutuar për programin e përparësitë e presidencës shqiptare të Këshillin të Sigurimit të OKB-së.
"New York, Kombet e Bashkuara - #KrenarPërShqipërinë që nesër merr presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për herën e parë në histori dhe përtej çdo imagjinate të vetëm deri pak viteve më parë
*Me Sekretarin e Përgjithshëm për programin e përparësitë e presidencës shqiptare të KS të OKB" shkruan Rama krahas videos.