Aksident me vdekje në Lezhë, automjeti përplas një këmbësor

19 May 2023, 22:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident me vdekje në Lezhë, automjeti përplas një
Aksident me vdekje në Lezhë

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur në Balldre, përgjatë superstradës Lezhë-Shkodër mbrëmjen e së premtes.

Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, por ka ndërruar jetë rrugës.

Viktima nuk është identifikuar ende. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.

Ndërkohë, një tjetër aksident ka ndodhur pranë mbikalimit të Patokut, në aksin Laç-Autostradë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa në aksident janë përfshirë dy automjete.

Mësohet se katër nga të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në kryeqytet ndërsa dy të tjerë po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Laçit. Në vendngjarje ndodhen grupi hetimor dhe policia e qarkullimit për të zbardhur shkaqet e aksidentit.


Video