Aksident me vdekje në aksin “Shkodër-Koplik”

28 January 2025, 12:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident me vdekje në aksin “Shkodër-Koplik”
Pamje nga aksidenti

Një aksident me vdekje është shënuar paraditen e sotme në “Shkodër-Koplik”.

Sipas Policisë 28-vjeçari Klevis Duka ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë është përplasur me motomjetin e drejtuar nga 84-vjeçari Berhan Triepshi. Për pasojë ka humbur jetën i moshuari.

Shkodër/Informacion paraprak 

Rreth orës 10:15, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, shtetasi K. D.,  28 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me motomjetin me drejtues  shtetasin B. T., rreth 84 vjeç.

Shtetasi B. T. ka humbur jetën, në spital.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Video