Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Tepelenë–Memaliaj.
Sipas njoftimit zyrtar të Policia e Shtetit, rreth orës 18:00, shtetasi A. J., 42 vjeç, banues në fshatin Veliqot, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin B. B., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Mamaj.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Tepelenë-Memaliaj”, shtetasi A. J., 42 vjeç, banues në fshatin Veliqot, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin B. B., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Mamaj, i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.