Aksident i rëndë në Tapizë, 22 vjeçarja përplas për vdekje 56 vjeçarin

8 November 2023, 07:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident i rëndë në Tapizë, 22 vjeçarja përplas
Foto ilustruese

Një aksident me vdekje është regjistruar në zonën e Tapizës mbrëmjen e djeshme. Një 22-vjeçare ka përplasur një këmbësor.

Si pasojë e përplasjes, 56-vjeçari B. Xh., ka humbur jetë në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, policia ka arrestuar 22-vjeçaren E. T., e cila ka qenë dukë lëvizur me një automjet tip "Fiat".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Video