Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor nacional Korçë-Pogradec.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Pirg, ndërsa janë përplasur një furgon me një makinë të vogël.
Si pasojë e përplasjes së fortë, automjeti i vogël ka dalë nga rruga duke përfunduar përmbys në kanalin anësor të rrugës.
Dy personat që ishin në makinën e vogël kanë mbetur të lënduar, ndërsa ato janë dërguar për të marrë ndihmë mjëkësore në spital.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë, të cilët po hetojnë për të zbardhur rrethanat e këtij aksident.