Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në fshatin Polenë të Korçës.
Një shofer ka humbur drejtimin e mjetit të tij dhe ka rënë nga ura në lumin Dunavec. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit. Ende nuk dihet identiteti i viktimës.
Në të njëjtin vend janë regjistruar dhe shumë aksidentet të tjera me vdekje më parë, teksa rruga nuk ka as sinjalistikë dhe as ndriçim.
Ambulanca, policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punohet për nxjerrjen e mjetit nga uji.