Aksident i rëndë në Burrel, makina përplas 4 këmbësorë

19 Shkurt 2024, 14:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë është regjistruar në vendin e quajtur 'ish grumbullimi'  në qytetin e Burrelit mesditën e së hënës.

Sipas policisë, shtetasi Y.Xh. ka humbur kontrollin e mjetit të tij Benz dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke përplasur 4 këmbësorë.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital ku po marrin ndihmë, teksa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërkohë që grupe hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po merr në pyetje drejtuesin e mjetit.

Video