Aksident i rëndë në Bulqizë me një të vdekur dhe dy të plagosur

22 November 2024, 16:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident i rëndë në Bulqizë me një të vdekur dhe
Foto ilustruese

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak çaste më parë në Bulqizë, në aksin rrugor Ura e Cerenecit-Librazhd.

Sipas informacioneve paraprake, një makinë “fuoristradë” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në greminë.

Për pasojë, një person raportohet se ka ndërruar jetë ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Të plagosurit janë transportuar në spital, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.


Video