Aksident i rëndë në aksin Shkozet-Shijak: E përplas makina teksa lëvizte me biçikletë, humb jetën 32-vjeçari (drejtuesi i mjetit largohet)

21 August 2026, 09:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksident i rëndë në aksin Shkozet-Shijak: E përplas makina

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin Shkozet-Shijak, në vendin e quajtur Rrashbull, ku ka humbur jetën një 32-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:15, kur një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur shtetasin me inicialet V. H., 32 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.

Përplasja ka qenë fatale për të riun, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar, ndërsa autoritetet kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e tij.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit.


Video