Dita 82 e protestës, aktivisti: Dorëheqja e Ramës qëllimi kryesor, më pas qeveria tranzitore

20 August 2026, 20:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dita 82 e protestës, aktivisti: Dorëheqja e Ramës qëllimi
Pamje nga protesta e sotme

Në Tiranë po zhvillohet dita e 82 e protestës kundër qeverisë Rama.

Në fjalimet para Kryeministrisë, aktivistët dhe qytetarët kanë theksuar se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama është e panegociueshme.

“Është frymëzuese të shohësh për 82 ditë me mijëra shqiptarë që protestojnë pa u ndalur dhe me një qëllim që është dorëheqja e qeverisë dhe kreut të saj Edi Ramës. Për 82 ditë janë artikuluar me dhjetëra kërkesa e probleme që hasemi çdo ditë. Por kërkesa kryesore është dorëheqja e qeverisë. Ne kërkojmë anulimin e ligjeve për zonat e mbrojtura, shfuqizimin e paketës së maleve…Dorëheqja e Ramës qëllimi kryesor, dhe më pas i hapet rruga qeverisë tranzitore”, tha njëri nga aktivistët.

 


Video