Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident i rëndë është shënuar sot në bypass-in e Lushnjes, me tre persona të plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Audi” ka tentuar të parakalojë me shpejtësi të madhe por ka humbur kontrollin, edhe për shkak të kushteve të këqija të motit, dhe është përplasur me barrierën anësore.
Dy shoferët e mjeteve të përfshira në aksident kanë pësuar dëme të rënda dhe janë dërguar me urgjencë në spital. I plagosur ka mbetur edhe një pasagjer që ndodhej në një prej makinave.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po dokumentojnë aksidentin, që paraprakisht dyshohet se ka ndodhur për faj të shoferit me makinën “Audi”.