Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestrimin e pasurive të "baronit të drogës" Gëzim Çela

23 April 2024, 15:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestrimin e pasurive të "baronit
Gëzim Çela

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi masën për sekuestrimin e pasurisë së Gëzim Çelës, i konsideruar si ‘baroni i drogës’, pjesë  trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Në seancën e sotme, GJKKO ka vendosur lënien në fuqi të sekuestros ndaj kompanisë ‘Ayla’ Shpk, e ortakut të Gëzim Çelës, së bashku me 10 makina, 2 apartamente 1 dyqani dhe rreth 400 mijë euro të bashkëshortes së Çelës.

Gëzim Çela u arrestua në Kosovë pak kohë më parë, ndërsa tashmë pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë ku do të përballet me drejtësinë.

Njoftimi i GJKKO:

"Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Igerta Hysi (anëtare) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), sot më 23.04.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 87 akti, datë 16.04.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e shtetases M.Th. dhe shoqërisë “***”, me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 13, datë 17.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me sekuestrimin e pasurisë sipas ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009”, dhe vendosi:

- Miratimin e vendimit nr. 13, datë 17.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përsa i përket ankuesve Shoqëria “***” sh.p.k. dhe M.Th".

Pasuria e familjarëve dhe ortakëve të Çelës:

Ish-bashkëshortes së Çelës, i janë vënë në sekuestro 1 dyqan dhe 2 apartamente me vlerë mbi 400 mijë euro. Dyqani i sekuestruar në Tiranë, ka vlerën 321 120 Euro, ndërsa po ashtu dy apartamentet ndodhen në kryeqytet, konkretisht me vlerat 40 000 Euro dhe 42 200 Euro.

Naim Çelës, i vëllai i ‘baronit të drogës’, i janë sekuestruar 2 automjete, një BMW dhe furgon i markës Mercedes Benz. Po ashtu në sekuestro i janë vënë edhe dy llogari bankare me vlerë, 4.7 mln lekë e 57 mijë euro.

Ortakut të Gëzim Çelës i është sekuestruar një shoqëri tregtare me të gjitha asestet, si pasuri të paluajtshme, pasuri të luajtshme, llogari bankare etj, duke përfshirë dhe 10 automjete. Bëhet fjalë për shtetasin G.GJ, i cili është pjesë e grupit të Çelës, si edhe i afërm i Arlind Ismailukaj, ish punonjës policie.

Pasuritë e sekuestruara:

1.     Pasurisë së llojit “Njësi Tregëtare”, me sipërfaqe 237 m2, në pronësi të shtetases M.Th., e ndodhur në Tiranë, me çmim shitje 321 120 Euro (sipas kontratës së porosisë së datës 18.02.2008);

2.     Pasurisë së llojit “Apartament”, me sipërfaqe 74 m2, në pronësi të shtetases M.Th., e ndodhur në Tiranë, me çmim shitje 42 200 Euro;

3.     Pasurisë së llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 77, 2 m2 në pronësi të shtetases M.Th., e ndodhur në Tiranë, me çmim shitje 40 000 Euro;

4.     Automjetit BMW X3 3.0D, në pronësi të shtetasit N.Ç.;

5.     Automjetit furgon i markës Mercedes Benz, Tipi 639, Modeli Vito 109 CDI, në pronësi të subjektit N.Ç.;

6.     Shuma monetare në total prej 4 576 585 Lekë, në llogaritë bankare të shtetasit N.Ç;

7.     Shuma monetare në total prej 57 219 Euro, përkatësisht në llogarinë bankare të shtetasit N.Ç. dhe e sekuestruar CASH shtetasit G.Ç;

8.     Subjektin “X…….” sh.p.k., me administrator dhe ortak të vetëm shtetasin G.Gj, të gjitha asetet e tij, si pasuri të paluajtshme, pasuri të luajtshme, llogari bankare etj, duke përfshirë dhe pasuritë e luajtshme, automjetet si më poshtë vijon:

·       Volkswagen Golf, prodhim i vitit 2015;

·       B.M.W., prodhim i vitit 2011;

·       Volkswagen, prodhim i vitit 2006;

·       Audi, prodhim i vitit 2007;

·       B.M.W., prodhim i vitit 2004;

·       Fiat “Doblo”, prodhim i vitit 2014;

·       Mercedez Benz, prodhim i vitit 2010;

·       Daimler Chrysler, prodhim i vitit 2007;

·       Volkswagen Golf, prodhim vitit 2009;

·       Volkswagen Golf Tdi, prodhim i vitit 2016


Video