Aksident i frikshëm, makina me dy persona brenda bie në kanalin e Butrintit (Pamjet)

31 July 2024, 16:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident i frikshëm, makina me dy persona brenda bie në kanalin e
Makina në liqenin e Butrintit

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në afërsi të fshatit Vrinë, ku një automjet që po vinte nga Greqia ka përfunduar në kanalin e Butrintit.

Mësohet se automjeti drejtohej nga një çift turistësh të huaj, të cilët nuk e kanë parë kthesën që të çon drejt lundrës dhe kanë përfunduar në kanal.

Fatmirësisht, personat që ndodheshin aty pranë të cilët operojnë lundrën janë hedhur menjëherë në ujë dhe kanë arritur të nxjerrin prej aty çiftin e turistëve të huaj.

Më pas në vendngjarje ka mbërritur edhe infermierja e zonës, e cila u ka dhënë atyre ndihmën e parë.

Liqeni i Butrintit lidhet me detin Jon përmes kanalit të Vivarit dhe kalimi është i mundur vetëm përmes lundrës.



Video