Aksident fatal në aksin Fushë Krujë, 19-vjeçari përplas për vdekje një këmbësor

16 December 2025, 19:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident fatal në aksin Fushë Krujë, 19-vjeçari
Foto ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar rreth orës 18:45 në aksin rrugor Tapizë–Fushë Krujë.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet që drejtohej nga shtetasi K. M., rreth 19 vjeç, ka përplasur një këmbësor.

Si pasojë e aksidentit, këmbësori, shtetasi N. Z., rreth 62 vjeç, ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

 


Video