Aksident i RËNDË në Tiranë, dyshohet për DY viktima!

18 December 2023, 10:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident i RËNDË në Tiranë, dyshohet për DY viktima!
Policia/ ambulanca

Një aksident tragjik është regjistruar pak minuta më parë në Rrugën e Arbrit, në afërsi të “Shkallës së Tujanit”.

Deri më tani dyshohet për dy viktima.

Ambulanca dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 18.12.2023, në Rrugën e Arbrit, afër Shkallës së Tujanit, janë përplasur 2 automjete. Si pasojë e përplasjes, njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe 2 shtetasit që kanë qenë në këtë automjet, kanë humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi K. R., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e 2 shtetasve që kanë humbur jetën.


Video