
Si vajzat VIP bëhen pjesë e “takimeve speciale” në qelitë e bosë...
11 Korrik, 13:58Fokus
Në bazë të parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dhe Institutit të Gjeoshkencave, IGEO, në orët në vijim pritet të ketë reshje me intensitet mesatar në qarqet Shkodër dhe Lezhë.
Njoftimin e ka bërë Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, që thotë se janë marrë masat e nevojshme. Gjithashtu u bëhet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes në orët në vijim.
“Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, po vijon koordinimin me autoritetet vendore për marrjen e masave të nevojshme në rast emergjence. Gjithashtu, i bëjmë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për çdo rast nevoje”, njofton AKMC.