Çadrat me vete, sot reshje shiu të herëpashershme në gjithë vendin

3 Dhjetor 2025, 07:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Moti i së mërkurës pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë një ditë me vranësira mesatare deri në të dendura në shumë zona të vendit.

Parashikohen reshje shiu të herëpashershme, me intensitet nga i ulët në mesatar, ndërsa në Alpe dhe zonat malore të verilindjes do të ketë reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë nga kuadrati i lindjes me shpejtësi rreth 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë bregdetit pritet të forcohet deri në 18 m/s.

Në brigjet e Adriatikut dhe Jonit, valëzimi i detit do të jetë mes forcës 2 deri në 4 ballë.


Video