“Abuzoi s*ksualisht me ne në Shqipëri”/ Vr*në kushëririn e tyre në Greqi, zbardhet dëshmia e dy vëllezërve: Na u “zgjuan” kujtimet e këqija!

8 Tetor 2024, 12:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
 Enis Loka dhe Aleksandros Loka

Është zbardhur dëshmia e dy vëllezërve shqiptarë, Enis Loka dhe Aleksandros Loka, të cilët akuzohen për vrasjen e kushëririt të tyre, Denis Loka.

Sipas mediave greke, pas vetëdorëzimit në polici, rreth 1 orë pas krimit që ndodhi mbrëmjen e së hënës (7 Tetor), dy vëllezërit të moshës 17 dhe 19 vjeç kanë pretenduar se kushëriri i tyre kishte abuzuar seksualisht me ta kur jetonin ende në Shqipëri.

Ata kanë dëshmuar se ishin të vegjël kur Denis Loka i përdhunoi dhe në momentin që u zhvendosën në Greqi u përpoqën ta harronin.

Megjithatë, ditët e fundit 28-vjeçari kishte mbërritur në Greqi. Kur e panë, sipas dëshmisë, iu janë “zgjuar” kujtimet e këqija ndaj vendosën ta vrisnin.

17-vjeçari ka rrëfyer se ka qenë ai që ka mundur ta godasë me thikë direkt poshtë qafës kushëririn e tij. Ky i fundit eci zvarrë në rrugën e Patisionit duke kërkuar ndihmë.

Ai është pikasur nga një veturë e policisë rrugore që po kalonte aty dhe polici thirri një ambulancë.

28-vjeçari u dërgua në spitalin Evangelismos, por nuk arriti që të mbijetonte duke humbur jetën.

Pothuajse një orë më vonë dy vëllezërit, së bashku me nënën e tyre, shkuan në stacionin policor të Kypselit dhe pranuan aktin e tyre. Ata pritet të dalin sot në gjykatë.

“E pashë duke ardhur nga kjo anë. Ai ndoshta as nuk e kuptoi se çfarë i kishte ndodhur. Ai ra në tokë dhe u mblodh një turmë e madhe. Kishte shumë gjak, sollën peshqirë nga një dyqan dhe më pas erdhën dhe e morën”, tha një dëshmitar okular i vrasjes së 28-vjeçarit për SKAI.

Video