Abuzoi me nipin e tij 8-vjeçar, dënohet me 15 vite burg Belul Kokollari

11 July 2023, 17:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Abuzoi me nipin e tij 8-vjeçar, dënohet me 15 vite burg Belul
Belul Kokollari

Gjykata e Beratit ka dënuar me 15 vite burg Belul Kokollarin, 46-vjeçari i akuzuar për abuzimin seksual të nipit të tij 8-vjeçar.

Seanca është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie dhe pa praninë e kamerave, për shkak të çështjes sensitive.

Ditën e sotme është bërë shpallja e vendimit për shtetasin nga Kosova Belul Kokollari, i akuzuar për kryerjen e veprës së rëndë penale. Vendimmarrja e gjykatës u mbështet në provat e shqyrtuara dhe të administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor të kësaj çështjeje.

Denoncimi u bë në vitin 2021 në Komisariatin e Beratit nga nëna e të miturit. Ajo tha në polici se vëllai i saj Belul Kokollari kishte abuzuar me nipin e saj.

Në atë kohë ajo deklaroi se është shtetase kosovare e martuar në Berat, ku jeton me bashkëshortin e saj në lagjen “28 Nëntori” dhe se çdo 3-muaj shkonte në Kosovë për të vizituar vëllezërit e saj.

Në një prej këtyre vizitave në datën 4 Nëntor 2021 ajo ishte nisur me djalin e saj drejt Kosovës, ku ka qëndruar deri në datën 9 Nëntor dhe kur ishte kthyer në Shqipëri djali i kishte treguar gjithçka.


Video