Dumani futet në Kryesinë e Kuvendit: Me jepni leje të arrestoj Ahmetajn

11 July 2023, 15:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dumani futet në Kryesinë e Kuvendit: Me jepni leje të arrestoj
Kreu i SPAK, Altin Dumani në Kryesinë e Kuvendit

Drejtuesi i SPAK-ut, Arben Dumani i shoqëruar nga prokurorja Enkelejda Millonai kanë mbërritur në orën 15:40 minuta në Kryesinë e Kuvendit.

Në orën 16:00 nis seanca e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit për të shqyrtuar kërkesën e SPAK-ut për lejimin e autorizimit për arrestimin e ish-zv/ kryeministrit.


Avokatët e deputetit socialist kërkojnë shtyrjen e seancës me 24 orë.

Sakaq, Ahmetaj nuk është i pranishëm në Këshill, pasi dyshohet se ndodhet jashtë shtetit. Ai do të përfaqësohet nga dy avokatët mbrojtës Ardian Visha dhe Henrik Ligori të cilët po ashtu kanë mbërritur në Kryesinë e Kuvendit pak çaste më parë.

Mbledhja do të realizohet me dyer të mbyllura, për shkak të sekretit hetimor, çka është kundërshtuar nga anëtarë të opozitës, të cilët janë shprehur se do të kërkojnë një mbledhje me praninë e medieve nëse sot nuk merret një vendim.


Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet përbëhet nga deputetët Arben Pëllumbi, Blerina Gjylameti, Dashnor Sula, Dhurata Çupi, Enkelejd Alibeaj, Ermonela Felaj, Ervin Salianji, Gazment Bardhi, Greta Bradeli, Klevis Xhoxhi, Klotilda Bushka, Lindita Nikolla, Saimir Korreshi, Taulant Balla dhe Xhemal Qefalia.


Video