10 vatra zjarri në vend. Flakët dalin jashtë kontrollit në afërsi të Tiranës, i afrohen banesave dhe bazës së helikopterëve në Farkë (VIDEO)

12 Gusht 2026, 21:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Flakët dalin jashtë kontrollit në afërsi të Tiranës

Zjarri i rënë në Priskë të Tiranës prej disa ditësh, pasditen e kësaj të mërkure zbriti në një sipërfaqe pyjore në fshatin Dias.

Flakët dhe tymi që kanë mbuluar zonën dhe shihen edhe nga Tirana.

Zjarri po përhapet në një sipërfaqe të konsiderueshme, ndërsa poshtë kodrës ndodhen banesa dhe biznese, duke rritur rrezikun.


Flakët janë afruar pranë Lundrës në Tiranë dhe po u afrohet banesave dhe bazës së helikopterëve në Farkë, pasi flakët jashtë kontrollit.


Terreni i vështirë po pengon ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse nga toka. Për shkak të relievit, automjetet e emergjencës e kanë të pamundur të afrohen në zonën ku vijon të përhapet zjarri.


Në Krujë situata është shqetësuese pranë lagjeve Abaze dhe Bojë. Dhjetëra forca zjarrfikëse dhe një helikopter po punojnë për lokalizimin e flakëve.

Vijojnë prej dy ditësh të jenë aktive flakët në brendësi të parkut kombëtar të Lurës, të cilat i janë afruar disa banesave.

Për shmangien e pasojave të mëdha, po punohet nga toka dhe ajri, me 220 forca operacionale dhe dy avionë Air Tractor, të cilët janë përqendruar te vatrat më aktive.

Situatë problematike vijon edhe në Drenie, bashkia Patos, pas riaktivizimit të vatrës. Aktualisht janë duke punuar për shuarjen e flakëve nga shërbimi zjarrfikës, vullnetarë të shërbimit pyjor dhe të policisë.

Në malin e Moravës, bashkia Devoll, vatra është izoluar dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara, por mbahet nën monitorim nga strukturat operacionale.

Zjarri vijon edhe në Nëmërçkë dhe në malin Dhëmbel, në të cilat nuk ka rrezik për banesat.

Ministria e Mbrojtjes informon se, deri në orët e pasdites së të mërkurës, në territorin e vendit janë aktive 10 vatra zjarri, në qarqet Tiranë, Fier, Durrës, Gjirokastër, Dibër dhe Korçë.


Video