Me shpronësimin e tokës në Palasë, Edi Rama shpëtoi veten
4 Shtator, 16:52Fokus
Zjarri në Daias të Tiranës ka marrë përmasa të shqetësuese, duke rrezikuar edhe djegien e zjarrfikësve që po përballen me flakët.
Nga pamjet e siguruara nga Vox News, duket një moment kur flakët zgjerojnë perimetrin dhe ndryshojnë drejtimin, duke u favorizuar nga era e fortë.
Kjo ka bërë që të rrezikoheshin të digjeshin edhe dy automjete të forcave zjarrfikëse, që ishin stacionuar shumë pranë zjarrit.
“O Sokol, hipi makinës dhe ik o Sokol”, dëgjohet t’i drejtohet njëri prej zjarrfikësve kolegut të tij, duke e paralajmëruar për rrezikun, pasi zjarri zgjeroi perimetër për shkak të erës së fortë.