"6 mijë kg ar, argjend e diamant"/ Andrea Dervishi kërkonte thesarin e mbretëreshë Teutës në Kalanë e Tërvolit, çfarë thotë legjenda

15 January 2023, 14:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"6 mijë kg ar, argjend e diamant"/ Andrea Dervishi kërkonte
Andrea Dervishi

43-vjeçari Andrea Dervishi u nis nga Belshi për në Kalanë e Tërvolit në Gramsh, për të gjetur flori, argjend dhe diamante, i bazuar vetëm në një legjendë.

Gjatë kërkimeve, ai mbeti varur rreth 200 metra në thellësi në kanionin e Holtës dhe fatmirësisht u shpëtua i gjallë pas 18 orësh nga forcat RENEA.

Por, çfarë thotë legjenda për Kalanë e Tërvolit?

Ka një legjendë që thotë se kur mbretëreshë Teuta po humbiste luftën me Romën u tërhoq në malet mes Gramshit dhe Pogradecit dhe thuhet se aty fshehu thesarin e saj. Arsyeja pse mbretëresha Teuta kaloi andej është se aty kalonte rruga Egnatia që lidhte Elbasanin, me Gramshin dhe Korçën.

Ky ka qenë vendi i përzgjedhur për vendosjen e thesarit të mbretëreshës Teuta,i cili përbëhej nga një sasi e konsideruesme ari, argjend dhe stoli me gurë e diamante të çmuar, të cilët u ngarkuan dhe u transportuan nga 40 mushka, sasia e tyre ishte e barabartë në peshë 6000 kg.

Tregohet se një njësi e specializuar ndërtuesish,devijuan rrjedhën e lumit në këtë pjesë e vendosën thesarin. Më pas ata e murosën hyrjen me një mur guri, ku si materiallidhës shërbyen gëlqere, rërë, vezë e lesh të bagëtish. Më pas u ngrit me zhavor e gurë shtrati të lumit përpara se të ridevijohej rrjedha e lumit, duke e bërë të padallueshën këtë vëndfshehje të thesarit.

Thuhet se personat që e dinin vendin e saktë u eleminuan. Kjo është legjenda. Ndër vite nuk kanë munguar kërkimet për thesarin. Mesa duket, edhe Dervishi ka qenë në ndjekje të legjendës së famshme. 


Video