46-vjeçarja ukrainase gjendet e vdekur në Durrës, çfarë dyshohet

10 February 2023, 18:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
46-vjeçarja ukrainase gjendet e vdekur në Durrës,
Foto ilustruese

Një grua është gjetur pa shenja jete pasditen e kësaj të premte në banesën e saj në Durrës.

Autoritetet policore raportojnë se viktima është shtetasja ukrainase N. Y., 46 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13.

Blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se 46-vjeçarja e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video