Punëtori vdiq pas rënies nga pallati, arrestohet inxhinieri i firmës "Asr Invest"

10 February 2023, 15:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Punëtori vdiq pas rënies nga pallati, arrestohet inxhinieri i
Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona lidhur me ngjarjen e regjistruar ditën e djeshme në rrugën “Konferenca e Pezës”, ku 53-vjeçari Kristo Doko ra nga lartësia e pallatit ku po punonte.

Në pranga janë vënë shtetasit E. S., 41 vjeç, me detyrë inxhinier ndërtimi i firmës "ASR INVEST" që po ndërtonte këtë pallat dhe E. B., 68 vjeç, me detyrë teknik ndërtimi i kësaj firme.

Kristo Doko dyshohet se ra aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku po punonte mesditën e të enjtes dhe fatkeqësisht ndërroi jetë në vend.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Video