Keqkuptimi i madh i mediave ndërkombëtare, me protestën e Tiranë...
4 Qershor, 16:43Fokus
Një aksident në aksin rrugor Laç-Patok i ka marrë jetën një 37- vjeçari. Ky i fundit, siç njofton Policia, po drejtonte një ciklomotor kur u përplas nga një makinë.
Pavarësisht se u transportua te spitali i Traumës në kryeqytet, ai nuk ia doli të mbijetonte prej plagëve të rënda.
Ndërkohë, shoferja 33-vjeçare e automjetit ka rënë në pranga për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi.