37 të infektuar me Covid, asnjë humbje jete

24 April 2022, 19:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

37 të infektuar me Covid, asnjë humbje jete

Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit janë kryer 593 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 37 qytetarë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Rastet e reja janë në këto bashki: 18 në Tiranë, 3 në Dimal, nga 2 qytetarë në Pogradec, Vlorë, Lushnje, Fier, Durrës, nga 1 qytetar në Shkodër, Lezhë, Dibër, Himarë, Gjirokastër, Berat.

Janë 439 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë.

Janë shëruar 24 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,893 që nga fillimi i epidemisë.


Video