3 grabitësit shqiptarë “bëjnë kërdinë” në Portugali, vjedhin para dhe copa ari në vilat luksoze

30 August 2022, 23:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
3 grabitësit shqiptarë “bëjnë kërdinë”
Ilustrim

Mesa duket se fokusi i bandave shqiptare nuk është më vetëm në Spanjë. Një bandë shqiptarësh e përbërë nga tre grabitës, akuzohet në Portugali se ka kryer grabitje në një sërë vilash luksoze, duke vjedhur copa ari dhe para cash të gjetura në kasaforta.

Mediat vendase raportojnë se tre anëtarët e organizatës mafioze shqiptare, me qendër në Galicia, planifikuan dhe kryen grabitje të rezidencave luksoze në rajonin Minho.

Sipas “Jornal de Notícias”, grabitësit kanë vjedhur të paktën gjysmë milioni euro në 11 shtëpi të zonës.

Banda shqiptare paraqitej tepër e organizuar në mënyrën sesi realizonte grabitjet, të cilat kishin në fokus ambiente ku kishte flori, bizhuteri, veshje të markave prestigjioze dhe qindra mijëra euro që viktimat ruanin në kasaforta.


Video