16 të lënduar nga përdorimi i fishekzjarreve

1 January 2025, 10:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

16 të lënduar nga përdorimi i fishekzjarreve

Festimet për ndërrimin e viteve, që u zhvilluan në sheshe në të gjithë vendin kanë kaluar pa incidente.

Si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të fishekzjarrëve, deri në këto momente janë dëmtuar lehtë gjithsej 16 shtetas, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore janë larguar për në banesë.

Nuk është raportuar asnjë ngjarje serioze, konflikt apo incident. Aktualisht shërbimet e Policisë po patrullojnë në qytete.


Video