“1500 kg kokainë nuk vijnë pa garanci politike”, Berisha: SPAK po manipulon me dosjen e Suel Çelës

30 Nëntor 2024, 15:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi SPAK se po manipulon dosjen e Elbasanit, ku dhjetëra persona janë dërguar para drejtësisë, si pjesë e një organizate kriminale të drejtuar nga Suel Çela.

“Dosja e Elbasanit përfaqëson aktin më të shëmtuar të narkodrejtësisë shqiptare të kontrolluar totalisht nga narkoqeveria”, tha Berisha në konferencë për mediat.

“Krimet e bandës së Elbasanit, bandave të Elbasanit, të themi të vërtetën nuk është një bandë, por janë 2-3 ose më shumë, tashmë janë universalisht të njohura. Për të pasur qytetarët një ide, përveç vrasjeve të shumta që kanë ndodhur midis tyre, banda për të cilën është publikua dosja, banda e Suel Çelës, del se kishte të porositura 1500 kg kokainë nga Ekuadori dhe Holanda. Shqipëria është vend kryesor i shpërndarjes së kokainës në Europë. Por të besoj se 1 ton e gjysmë kokainë do të vinin për kokën e Suel Çelës, do të thotë të besosh mashtrimin. Një sasi e tillë kolosale nuk vinte kurrë pa garantin e fortë politik”.

“Ne e pamë në Xibrakë, garanti në Xibrakë ishin Edi Rama dhe Olsi Rama. Ishin të implikuar Olsi, në mënyrë evidente. Por të besoj se për Suel Çelën do të dërgoheshin 1500 kilogramë kokainë, do të thotë të tallesh me veten tënde. Ata dërgoheshin dhe janë dërguar dhe destinacioni nuk është i shpifur, sepse prapa tyre qëndronte Taulant Balla dhe udhëheqja më e lartë e PS. Pse unë e quajta dosjen një manipulim monstruoz të të vërtetave të manipulimit të kriminalitetit në Elbasan. Sepse publikut shqiptar i paraqiten si autorë kryesorë një grusht emrash, dy gjyqtarë, tre gazetarë, vetëm e vetëm për ta mashtruar publikun”, akuzoi Berisha.

Video