Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një atentat me eksploziv është regjistruar në Shkozet. Mësohet se një automjet ka shpërthyer në ecje si pasojë e eksplozivit.
Mjeti "Golf 6" raportohet se është në pronësi të shtetasit Aldi Mustafa dhe drejtohej nga ky i fundit, një emër i njohur i botës së krimit dhe mik i "Rrumit të Shijakut", Aleksandër Laho.
Lënda plasëse ishte vendosur në gomën e pasme të mjetit, në krahun e pasagjerit. Nga shpërthimi i lëndës eksplozive nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale.
Ngjarja ka ndodhur në një rrugë dytësore, teksa momenti i shpërthimit është filmuar nga kamerat e sigurisë në zonë.
Në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.