Aktivistët presin me protesta kryeministrin në QSUT!

1 October 2026, 11:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot më 1 tetor për  një vizitë në QSUT. Ai kishte ardhur për të inauguruar kardiokirurgjinë e re.

Mirëpo, është pritur nga protesta. Protestuesit kanë thirrur në kor “Arrestoni Ramën”.

 Kanë ndërhyrë policët dhe civilët, duke shoqëruar në komisariat një aktivist dhe një student.

Prej kohësh, në rrugët e vendit protestohet kundër qeverisë, teksa kërkohet dorëheqja e kryeministrit.

Protestuesit shprehen se kjo qeveri duhet të ikë, pasi korrupsioni ka arritur në nivele alarmante.


Video