Video-skandali/ Kompozitori Adi Hila pranon vendosjen e kamerave të fshehta: Më kanë hackeruar!

1 October 2026, 10:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Video-skandali/ Kompozitori Adi Hila pranon vendosjen e kamerave të
Adi Hila

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka nxjerrë këtë të enjte një ftesë për paraqitje për t’u marrë në pyetje të kompozitorit Adrian Hila, në lidhje me videot intime që u shpërndanë një ditë më parë në rrjetet sociale.

 Në kuadër të veprimeve të Policisë, efektivët kanë shkuar edhe në banesën e kompozitorit për ta kontaktuar dhe marrë në pyetje, por nuk e kanë gjetur aty.

Sipas Top News, policia ka mundur të kontaktojë në telefon me kompozitorin i cili është shprehur se është shumë i shokuar, i tronditur dhe se e kanë hakeruar.

"Dyshoj se videot janë hakeruar nga persona te paidentifikuar. Kamerat i kam vendosur sepse kam pasur incidente ne studio", tha ai.  Ai shtoi se do të paraqitet në polici sapo të mbërrijë në Tiranë.

 Marrja në pyetje e Hilës lidhet me videot me përmbajtje intime që kanë qarkulluar në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”.

Një ditë më parë, Krimi Kibernetik kreu verifikime në lidhje me përmbajtjen dhe burimin e materialeve të shpërndara në rrjet.


Video