Zjarri shkrumbon lokalin në plazhin e Zvërnecit, dyshimet e para

14 October 2022, 22:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarri shkrumbon lokalin në plazhin e Zvërnecit, dyshimet e para
Ilustrim

Një lokal është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Zvërnec, Vlorë.  Paraprakisht bëhet me dije se flakët kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në lokalin i ndërtuar me material druri. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Vlorë/Informacion paraprak:

Sot, rreth orës 20:15, në fshatin, në afërsi të plazhit, ka rënë zjarr në një lokal veror me konstruksion druri. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Video