Dy vëllezër u vranë dhe i treti u plagos, zbardhet dëshmia e oficerit në Kamëz: U nxeha, i qëllova me pistoletë!

20 October 2026, 11:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dy vëllezër u vranë dhe i treti u plagos, zbardhet dëshmia e
Viktimat: Selam Islamaj dhe Nazmi Islamaj

Është zbardhur dëshmia e autorit që vrau një ditë më parë dy vëllezër dhe la një tjetër të plagosur.

 Në dëshminë e e tij, Ngushëllim Manzi ka thënë:

“Vëllezërit islami po kryenin punime dhe betoniera vinte para shtëpisë tonë. Ne i kërkuam ta kalonin te një rruge alternative se duhet të bënte shumë manovra. Ata na i kthyen keq. Shefqet Ismaili kishte shtyrë dhe goditur prindërit e mi. Kur e mora vesh këtë u nxeha dhe e godita. Pastaj erdhën dy vëllezërit e tij, Selam Islamaj dhe Nazmi Islamaj. Sherri degradoi dhe unë i qëllova me pistolete”.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën ‘Petrela’, në afërsi të repartit ushtarak të Zall Herrit. Konflikti nisi verbalisht mes autorit të dyshuar dhe tre vëllezërve të cilët kishin nisur punimet për ndërtimin e murit rrethues të banesës së tyre. 

Fqinjët tregojnë se situata u tensionua në momentin kur pranë oborrit mbërriti betonierja, ndërsa 40 vjeçari Manzi po kundërshtonte hedhjen e betonit.

Debati mes fqinjëve degradoi me shpejtësi duke bërë që efektivi Manzi të shkrepte armën e shërbimit duke qëlluar me breshëri drejt tre vëllëzërve. 

Nga të shtënat ndërroi jetë në vend njëri prej tyre, 30 vjeçari Selam Islamaj, i cili sipas policisë mori plagë tejshpuese. I plagosur vëllai më i madh, 48 vjeçari Nazmi Islamaj u transportua me urgjencë drejt spitalit por rrugës humbi jetën për shkak të hemorragjisë.

Me një plumb në gjoks, në gjendje kritike për jetën ndodhet vëllai tjetër 44 vjeçar, Shefqet Islamaj, i cili po trajtohet në spitalin e Traumës.


Video