A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Pas shpërndarjes së turmës së protestuesve policia vijoi aksionin me ndjekjen e tyre ne rrugët e kryeqytetit.
Nga kryeministria u nisën autokolona me forca speciale me uniformë dhe pa uniformë në ndjekje të të rinjve.
Autokolona me makina dhe furgona u fut edhe në sheshin Skënderbej në ndjekje të turmës.
Siç shihet dhe nga pamjet, efektivët nuk kanë asnjë qëllim për neutralizimin e qytetarit, pasi pas dhunimit e braktisin në mes të rrugës.
Aty u kryen dhe disa arrestime me forcë të protestuesve që po tentonin të largoheshin me vrap.