A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus

Incidente të rënda po shënohen gjatë ditës së sotme, në protestën e pestë kundër qeverisë.
Një pamje e frikshme u regjistrua gjatë përleshjeve mes efektivëve dhe protestuesve.
Protestuesit kanë hedhur molotovë mes policëve dhe dy efektivë të Shqiponjave në një moment morën flakë, por fatmirësisht u shua shpejt nga kolegët e tyre.

Në një moment kur situata i ka dalë thuajse jashtë kontrollit, policia po tenton të përparojë, por duket se e ka shumë të vështirë dhe po has vështirësi të mëdha.

Disa efektivë të tjerë u panë duke çaluar për shkak të goditjeve me gurë nga protestuesit. Një tjetër polic shihet i gjakosur. Në këtë sulm të protestuesve, kanë mbetur disa policë të plagosur.