Video/ Efektivët e policisë shembin në tokë protestuesin, e lënë pa ndjenja!

17 October 2026, 17:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Video/ Efektivët e policisë shembin në tokë protestuesin, e 
Policia ka shtuar dhunën e ushtruar në drejtim të protestuesve përpara kryeministrisë, ndërkohë që një qytetar ka përfunduar pa ndjenja si pasojë e përplasjes.

Bulevardi dëshmorët e Kombit është kthyer në një “arenë luftë”. Situata mbetet e përshkallëzuar.

Ndaj protestuesve është hedhur masivisht gaz lotsjellës, ndërsa në shesh janë vendosur edhe tre autobote uji të cilët kanë hedhur ujë me presion masivisht drejt turmës.

Nga ana e policisë nuk janë kursyer as gurët të cilët i kanë gjuajtur në drejtim të protestuesve.


Video