VIDEO/ Plas keq grushti mes tifozëve gjatë ndeshjes së Ligës së Kombeve

12 June 2022, 13:33Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Plas keq grushti mes tifozëve gjatë ndeshjes së Ligës
Momentet e sherrit

Skenat e dhunës në shkallët e stadiumeve duket se janë të pandashme nga futbolli. Së fundmi, një sher masiv mes tifozëve është regjistruar në stadiumin e Roterdamit gjatë ndeshjes Holandë-Poloni e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Në një video që po qarkullon në rrjetet socaiale shihet se si disa tifozë përleshen me njëri-tjetrin duke mos i kursyer as grushtet dhe shqelmat.

Pasojat e kësaj zënke nuk dihen ende përse kanë ardhur, ndërkohë që çështja është vënë nën hetim nga autoritetet përkatëse.


Video