Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Lamine Jamal ishte një nga më të mirët e Barcelonës në gjysmëfinalen kundër Interit.
Talenti spanjoll tentoi disa herë portën, por nuk arriti të mposhte portierin Zomer.
Pas eliminimit nga Championsi, ai dukej totalisht i shkatërruar.
Nga ana tjetër sulmuesi i Interit, Markus Turam u duk sikur iu afrua për ta ngushëlluar, por në rrjetet sociale është tallur. Francezi publikoi një foto duke shkruar me ironi:
“Një mision, ëh”, postimi që e shoqëroi së bashku me emoji që shfaqin lot nga e qeshura.
Ky postim nuk zgjati shumë në profilin e tij pasi e fshiu, por nuk arriti që të mos bëhej viral në rrjet.