Tifozët e PSG dhe Inter, përplasje të dhunshme në prag të finales (Video)

31 May 2025, 19:31Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tifozët e PSG dhe Inter, përplasje të dhunshme në prag
Tifozët e PSG dhe Inter, përplasje të dhunshme finales

Finalja e Champions League, mes PSG-së dhe Interit është planifikuar të nisë në orën 21:00, por e kanë filluar më herët përballjen mes tyre.

Mbështetës të francezëve dhe ata të italianëve, u përplasën ashpër mes tyre, në një stacion metroje në Mynih.

Atmosfera gjatë ditës kishte qenë e qetë, por ajo ka agravuar pak minuta para fillimit të finales.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, shihen tifozët e Interit dhe ata të PSG-së, që nuk kursehen ndaj njëri-tjetrit.

Për të rikthyer qetësinë u desh ndërhyrja e autoriteteve, që shpërndanë turmën duke përdorur gaz lotsjellës.

 


Video