Tensione në fund të ndeshjes, tifozët përplasen me lojtarët pas barazimit me Islandën (VIDEO)

27 Shtator 2022, 23:09Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Momente nga fundi i ndeshjes Shqiperi-Islande

Fundi i ndeshjes Shqipëri-Islandë është shoqëruar me tensione pas barazimit që skuadra kundërshtare bëri në “Air Albania”.

Tifozët kërkuan në kor largimin e trajnerit Edi Reja.

Futbollistët shkuan te tifozët në fundin e ndeshjes, ndërsa portieri Berisha është munduar të flasë me disa prej tifozëve pas porte, ndërsa edhe është ofenduar nga ata.

Tifozët kanë gjuajtur edhe me shishe uji lojtarët.

 

 

 

Video