Të gjitha çmimet e Botërorit 2022

18 December 2022, 20:54Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Të gjitha çmimet e Botërorit 2022
Mbappe dhe Messi

Përveç Kupës së Botës, Argjentina merr në shtëpi edhe 3 trofe të tjerë, Topin e Artë, Dorezën e Artë, dhe Lojtari më i mirë i ri.

Topi i Artë padyshim që shkoi për Lionel Messi-n i cili u shpall lojtari më i mirë i Botërorit.

Doreza e Artë shkoi për portierin e Argjentinës, Emiliano Martinez. Ndërsa Lojtari më i mirë i ri, një çmim që i jepet lojtarit më të mirë të turneut nën 21 vjeç shkoi për Enzo Fernendez.

Sa i përket Këpucës së Artë, me 8 gola, një më shumë se Messi, Kylian Mbappe u shpall golashënuesi më i mirë i Botërorit.

 


Video