Silvinjo publikon listën e Kombëtares për miqësoret me Kilin dhe Suedinë

15 Mars 2024, 12:10Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për dy miqësoret e muajit mars. Kuqezinjtë luajnë më 22 mars në Parma me Kilin dhe tre ditë më vonë përballen në Stockholm me Suedinë.

Bie në sy se pas afro një viti me ekipin bashkohet Armando Broja, sulmuesi i Chelsea që luan si i huazuar te Fulham.

Rikthim edhe për Rey Manaj, që me 19 golat e tij këtë sezon për Sivasspor në Turqi ka bërë që ftesa të jetë e merituar. Lushnjari prezencën e fundit me Kombëtaren e ka në shtator të 2021, kur edhe shënoi në fitoren 5-0 me San Marinon. Sulmuesi ka 'shpërthyer' me golat e tij në Turqi, aktualisht në kuotën e 19 golave sezonalë, 15 prej të cilëve në kampionat.

Këto miqësore vijnë në kuadër të përgatitjeve për Euro 2024, aty ku Shqipëria do përballet me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë në grupin B.

Ndeshjet e Kombëtares shqiptare në Euro 2024:

Grupi B

Itali - Shqipëri, 15 qershor 2024 21:00 (Dortmund)

Kroaci - Shqipëri 19 qershor 2024 15:00 (Hamburg)

Shqipëri - Spanjë 24 qershor 2024 21:00 (Dusseldorf)

Silvinjo publikon listën e Kombëtares për miqësoret me Kilin

Video