Shorti i Conference League: Lazio "gjen" një ekip holandez

24 February 2023, 13:40Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shorti i Conference League: Lazio "gjen" një ekip holandez

Edhe Conference League ka mësuar çiftet e fazës për 1/8 finale. West Ham ishte me shumë fat, teksa do të përballet me qipriotët e AEK Larnaca.

Lazio gjen një skuadër holandeze.

Pretendentët italianë do të ndeshen me AZ Alkmaar, ndërsa Fiorentina peshkoi turqit e Sivaspor.

Çifti më i fortë i kësaj faze është ai mes Anderlecht dhe Villarreal.

Duelet e tjera janë Lek Poznan-Djurgarden, Bazel-Slovan Bratislava, Sheriff Tiraspol-Nice dhe Gent-Istanbulspor.

Shorti i Conference League: Lazio "gjen" një ekip holandez


Video