Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Në orën 15:00 në Nion të Zvicrës u hodh shorti për turin e parë të Ligës së Konferencës, ku Tirana, Egnatia dhe Vllaznia marrin pjesë nga Superiorja.
Tirana u rendit në vendin e dytë në kampionat dhe koeficienti që skuadrat ka, ka bërë që të jetë në vazon e ekipeve jo favorite dhe në turin e parë e pret një short i vështirë, megjithëse në vazon e skuadrave favorite ka edhe skuadra që nuk trembin.
Egnatia e Vllaznia u renditën në vendin e tretë dhe të katërt në kampionat, teksa rrogozhinasit fituan edhe Kupën e Shqipërisë. Ndërkohë, koeficienti i tyre nuk i lejon që të kenë një rival të lehtë, duke qenë se vazon e skuadrave jo favorite.
Shorti:
Tirana–Dinamo Batumi
Ararat–Egnatia
Liendefild–Vllaznia