Roma eliminon Milanin dhe shkon në gjysmëfinalet e Ligës së Europës!

18 April 2024, 23:26Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Roma eliminon Milanin dhe shkon në gjysmëfinalet e Ligës së
ROMA-MILAN 2-1

Roma ka kaluar në gjysmëfinalet e Ligës së Europës duke mundur edhe në ndeshjen e kthimit në “Olimpico” Milanin, edhe pse luajti për një pjesë të madhe të ndeshjes me 10 futbollistë.

Pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë, Roma bëri gjithçka mirë edhe në të dytën, teksa shënoi shpejt dy herë me anë të Mançinit dhe Dibala, për të tronditur kuqezinjtë.

Edhe pse vendasit mbetën me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Çelik dhe humbën Lukakun për dëmtim, ata u treguan shumë të saktë në detyrat taktike, duke i dhënë rrallëherë mundësinë Milanit që të krijonte rreziqe para Svilar.

Sulmet kuqezi u kurorëzuan vetëm me golin e Gabias në minutat e fundit. Por ishte shumë pak për të vënë në diskutim kualifikimin në gjysmëfinale, që i shkoi me meritë të plotë Romës së De Rosit.

ROMA-MILAN 2-1


Video