Rivalët e mundshëm të Milanit në fazën 1/16 të Championsit

3 November 2022, 14:08Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rivalët e mundshëm të Milanit në fazën 1/16 të

Milani nuk e pati aspak të lehtë të sigurojë një vend në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

“Rossonerët” e arritën këtë qëllim vetëm në ndeshjen e fundit të grupit duke e mposhtur rivalin direkt, Saslburgun, me rezultat 4-0 në “San Siro”, për ta rrëmbyer kështu vendin e dytë në këtë grup, shkruan KosovaPress.

Por për skuadrën e Stefano Piolit pritet të jetë një short mjaft i vështirë duke parë skuadrat me të cilat mund të ballafaqohet në fazën tjetër.

Kundërshtarët potencialë të skuadrës italiane janë: Porto, Bayern Munich, Tottenham, Real Madrid, Manchester City dhe Benfica.

Shorti për fazën 1/16 të Ligës së Kampionëve do të hidhet të hënën.


Video